
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i bëri thirrje Izraelit që të mos e pushtojë qytetin jugor të Gazës, Rafahun.
Kjo thirrje e Guterres erdhi pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se do ta pushtojë Rafahun pavarësisht nëse arrihet ose jo një marrëveshje me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për lirimin e pengjeve.
“Një operacion ushtarak në Rafah do të ishte një përshkallëzim i padurueshëm, duke vrarë mijëra civilë të tjerë dhe duke detyruar qindra mijëra të tjerë të largohen”, tha Guterres.
“Një operacion i tillë do të kishte ndikim shkatërrues ndaj palestinezëve në Gazë, me pasoja serioze në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në mbarë rajonin. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe shumë qeveri të tjera qartazi kanë shprehur kundërshtimin e tyre për një operacion të tillë. U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë ndikim ndaj Izraelit që të bëjnë gjithçka që munden që të parandalojnë një operacion të tillë”, shtoi Guterres.
Lini një Përgjigje