TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Janar 2024, 19:24

Kapet nëndetësja me 800 kg kokainë në Kolumbi, destinacion Europa

Shkruar nga Pamfleti

Kapet nëndetësja me 800 kg kokainë në Kolumbi, destinacion

Një nëndetëse me rreth 800 kilogramë kokainë në bord është kapur nga Marina Kolumbiane mbrëmjen e të dielës.

Në anijen me gjatësi prej 15 metrash, kokaina ishte ndarë në pako të cilat kishin të stampuara shenjën e akrepit.

Sipas autoriteteve destinacioni i saj përfundimtar besohet se ishte SHBA ose Europa.

Nëse kokaina do të dilte në treg për shitje ajo kapte vlerën e 27 milionë dollarëve.

Po ashtu bëhet me dije se tre personat që ishin në bordin e nëndetëses janë arrestuar.

Marina Kolumbiane nuk ka pranuar të japë më shumë detaje mbi këtë operacion të saj.

kolumbi kokaine marina kolumbiane

Lini një Përgjigje