TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2025, 21:52

“Kanali i Panamasë do t’i kalojë SHBA-së”/ Presidenti panamez i përgjigjet Trump: Ka qenë dhe do të mbetet i yni!

Shkruar nga Pamfleti

“Kanali i Panamasë do t’i kalojë SHBA-së”/

Presidenti Donald Trump në fjalën e tij të inaugurimit, ndër të tjera theksoi se Kanali i Panamasë do t’i kalonte SHBA-së dhe do t’i vendosej emri i një presidenti amerikan.

Ai tha se kanali ishte një "dhuratë" që SHBA i kishte bërë Panamasë aso kohe dhe përsëriti zotimin e tij për të bërë diçka.

"Ne do e marrim atë përsëri", paralajmëroi ai.

Por kjo deklaratë nuk është pëlqyer aspak nga presidenti panamez, Jose Raul Mulino i cili ka "refuzuar plotësisht" sugjerimin e Trump se SHBA do të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë.

Mulino tha se "Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë".

Lini një Përgjigje