TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Gusht 2024, 07:38

Kamala Harris refuzoi përballjen me Trump, ish-presidenti: Nuk ka kapacitet mendor të debatojë me mua!

Shkruar nga Pamfleti

Kamala Harris refuzoi përballjen me Trump, ish-presidenti: Nuk ka kapacitet

Ish-presidenti Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris, pasi kjo e fundit refuzoi debatin me Trump në Fox News, duke u shprehur se ajo nuk “ka kapacitetin mendor” për të debatuar mbi të.

Në një reagim në “Truth Social” Trump sulmoi Harrisin për një sërë politikash të ndjekura prej saj, duke përfshirë sipas Trump, “luftën e saj prej vitesh për të ndaluar fjalët, “Gëzuar Krishtlindjet”.

“Kamala Harris nuk ka kapacitetin mendor për të bërë një debat të vërtetë kundër meje, të planifikuar për në 4 shtator në Pensilvani. Ajo ka frikë ta bëjë këtë sepse nuk ka asnjë mënyrë që të justifikojë kufijtë e saj të korruptuar dhe të hapur, shkatërrimin e mjedisit të vendit tonë, sikletin në Afganistan, inflacionin, ekonominë e tmerrshme, normat e larta të interesit dhe taksat, dhe luftën e saj të gjatë për të ndaluar fjalët, ‘Gëzuar Krishtlindjet’”, ka shkruar ish-presidenti i SHBA.

Ndër të tjera, ai është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, duke thënë se, ose do të përballet me Harris më 4 shtator ose nuk do të shihen më.

Po ashtu ai e ka cilësuar Harris dhe presidentin Biden si dy njerëz me inteligjencë të ulët, që sipas tij, kanë shkatërruar vendin.

“Unë do ta shoh atë në 4 shtator ose, nuk do ta shoh fare. Ajo njihet si zëvendëspresidentja më e keqe në histori, e cila funksionon shumë mirë kundër Presidentit më të keq, Joe Biden. Kombinimi i këtyre dy individëve me IQ të ulët e kanë shkatërruar vendin tonë, por ne do ta bëjmë Amerikën së madhe sërish!”, ka shkruar Trump.

Fillimisht, Trump ishte planifikuar të debatonte për Harris në ABC News, por u tërhoq dhe propozoi të debatojnë në Fox News më 4 shtator.

Trump deklaroi ditën e djeshme se ai nuk do të debatonte me Harris në asnjë skenë tjetër përveç asaj që do të organizohej nga Fox News në Pensilvani.

Lini një Përgjigje