TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2024, 09:30

Joe Biden sulmon ashpër homologun rus: Vladimir Putin është një kasap!

Shkruar nga Pamfleti
Joe Biden sulmon ashpër homologun rus: Vladimir Putin është
Joe Biden dhe Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin është "një kasap".

Kështu ka deklaruar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë një aktiviteti zgjedhor në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut.

Biden shtoi se Shtetet e Bashkuara do të kishin burimet e nevojshme për të mbrojtur Ukrainën nëse miraton një rritje të taksës për personat me të ardhura të larta: "Ne mund të bëjmë shumë gjëra të rëndësishme, duke përfshirë përfundimisht kujdesin për mbrojtjen e Ukrainës nga kasapi Putin", deklaroi presidenti i SHBA.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tashmë e ka fyer presidentin rus në të kaluarën, për shembull duke e quajtur atë "bandit" dhe "diktator". Muajin e kaluar, përsëri me rastin e një ngjarjeje elektorale, kreu i Shtëpisë së Bardhë e quajti Putinin “një bir bushtre i çmendur”.

“Kemi një të çmendur si Putin dhe të tjerë, e duhet të shqetësohemi gjatë gjithë kohës për konfliktin bërthamor. Megjithatë, kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”, shtoi ai, ndërsa më pas, fokusin e goditjeve të veta e ktheu nga rivali republikan, Donald Trump.

 

joe biden vladimir putin

Lini një Përgjigje