
Gjashtë personat e zhdukur pas shembjes së një ure rrugore në Baltimore të SHBA-së mendohet se kanë humbur jetën, ndërsa kërkimet për gjetjen e tyre janë mbyllur.
“Bazuar në kohëzgjatjen e kërkimeve të kryera dhe temperaturën e ujit, në këtë kohë nuk vlerësojmë se do të gjejmë njerëz të gjallë”, shpjegoi zëvendës admirali Shannon Gilreath gjatë një konference për shtyp.
Ata i përkisnin një ekipi ndërtimi që po riparonte gropat në momentin që u prish ura. Shumë automjete po kalonin urën, e cila është më shumë se 2.6 kilometra e gjatë, kur ajo u shemb pasi anija goditi një këmbë të saj.
Ekuipazhi më pas njoftoi zyrtarët e transportit të Maryland për një përplasje të mundshme, sipas një raporti të paklasifikuar të Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës mbi incidentin.
Guvernatori i Maryland, Ëes Moore tha se mund të konfirmonte se ekuipazhi njoftoi autoritetet për një problem me energjinë, duke shtuar se anija kishte humbur energjinë përpara se të përplasej me një nga këmbët që mbështesin urën.
Varkat dhe helikopterët u përfshinë në një përpjekje masive kërkimi dhe shpëtimi për të gjetur gjashtë të zhdukurit. Dy të tjerë janë nxjerrë nga uji, me një në gjendje të rëndë.
Lini një Përgjigje