TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2024, 20:39

Moska nuk zhgënjen: Pas sulmit terrorist fshihen SHBA, Britania dhe Ukraina

Shkruar nga Pamfleti
Moska nuk zhgënjen: Pas sulmit terrorist fshihen SHBA, Britania dhe Ukraina
Shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, Alexander Bortnikov

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Ukraina fshihen pas sulmit terrorist në Crocus City Hall. Kështu thënë për mediat shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) Alexander Bortnikov. Pra ashtu sikundër pritej, Putin do të shfrytëzojë sulmin me 139 viktima për të ashpërsuar luftën ndaj Ukrianës.

"Çfarë pritet të bëjë Ukraina për të demonstruar aftësinë e saj? Pritet të kryejë akte sabotuese dhe terroriste në pjesën e pasme. Kjo është ajo që po synojnë shefat e shërbimeve speciale të Ukrainës dhe shërbimet speciale britanike. Shërbimet speciale të SHBA-së vazhdimisht e përmendin këtë”, tha ai.

"Ne besojmë se kjo është e vërtetë. Sido që të jetë, ne tani po flasim për informacionin faktik që kemi. Këto janë informacione të përgjithshme, por ata kanë një histori të gjatë të këtij lloji", tha Bortnikov pas pjesëmarrjes në një mbledhje të zgjeruar në Prokurorit.

Ai vuri në dukje se kishte një sasi të madhe informacioni në hapësirën publike "që tregon se Perëndimi dhe Ukraina synojnë të shkaktojnë dëm më të madh në Rusi".

Ka pasur sulme me dronë, sulme nga varka pa ekuipazh në det dhe inkursione të grupeve të diversantëve dhe organizatave terroriste në territorin tonë”, përfundoi Bortnikov.

Hipotezat e Rusisë për një lidhje me Ukrainën në lidhje me sulmin në Moskë janë qesharake. Kështu ka deklaruar një burim diplomatik për  Ansa . "Nuk u paraqit asnjë provë: ky është një shembull tjetër i dezinformimit të Kremlinit", specifikon ai.

Lini një Përgjigje