
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka nxjerrë blof Vladimir Putinin, lidhur me sulmin terrorist në Moskë. Ai ka thënë se personat që dyshohet se sulmuan sallën e muzikës “Crocus” të premten, ishin nisur fillimisht në Bjellorusi, jo në Ukrainë. Putin tentoi t’ia faturojë Ukrainës sulmin, por duket se aleti i tij e ka dekonspiruar.
"Ne i vendosëm njësitë tona në gatishmëri të lartë për t'u përgatitur për një situatë luftarake," tha Lukashenko në një konferencë për shtyp të martën. “Si rezultat, ata nuk mundën të hynin në Bjellorusi në asnjë mënyrë. Duke e ditur këtë, ata devijuan rrugën e tyre dhe u drejtuan drejt kufirit ukrainas”, tha ai.
Sulmi terrorist i 22 marsit në Crocus City Hall, një vend koncertesh në periferi të kryeqytetit rus, shkaktoi 139 viktima. Deri më tani, forcat e rendit ruse kanë kapur tetë të dyshuar, me të paktën katër që duket se janë ata që qëlluan. Grupi xhihadist transnacional ISIS ka marrë përgjegjësinë.
Gjashtë nga të dyshuarit janë shtetas të Taxhikistanit, ndërsa dy kanë nënshtetësi ruse. Deri më tani nuk ka asnjë provë që i lidh ata as me Bjellorusinë dhe as me Ukrainën, megjithëse shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), Alexander Bortnikov, pohoi sot se kishte "të dhëna primare" që konfirmonin se ata ishin të lidhur me Ukrainë.
Lini një Përgjigje