TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2024, 08:02

Ministri rus në tavolinën e presidentit të SHBA-ve, imazhi i rremë bën xhiron e rrjeteve sociale

Shkruar nga Pamfleti
Ministri rus në tavolinën e presidentit të SHBA-ve, imazhi i
Fotoja fake e Lavrov dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë

Një imazh i përhapur në mediat sociale ku shihet Donald Trump duke buzëqeshur së bashku me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Kryediplomati rus shihet i ulur prapa tavolinës së ish-presidentit amerikan në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Por fotografia është ndryshuar pasi origjinali tregon Trump të ulur dhe Lavrov duke qëndruar pranë tij, shkruajnë mediat e huaja. Imazhi është përhapur në platformën X në mes të pushtimit rus të Ukrainës me postime të ngjashme që kanë qarkulluar në platforma të tjera të mediave sociale prej vitesh.

Trump, i cili kandidon kundër Presidentit Joe Biden për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, ka shprehur më parë admirim për presidentin rus Vladimir Putin dhe është mburrur se ai mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

Republikani ka kritikuar gjithashtu NATO-n, duke thënë në shkurt se ai do të inkurajojë Rusinë të “bëjë çfarëdo dreqin që duan” me anëtarët e aleancës që nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre financiare.

 

Ministri rus në tavolinën e presidentit të SHBA-ve, imazhi iMinistri rus në tavolinën e presidentit të SHBA-ve, imazhi i

 

lavrov trump

Lini një Përgjigje