
Moti në Gaza tani është kthyer në një kërcënim akoma më i madh në vend përveç bombardimeve izraelite.
Sky News raporton se moti tani është përkeqësuar dhe këtë mbrëmje priten "stuhi, reshje të rënda shiu dhe temperatura shumë të ulëta".
Gazetari, Alistair Bunkall, raporton se dhe në jug të vendit ku banorëve u ishte kërkuar nga ushtria Izraelite të strehoheshin nuk ka asgjë për ta.
"Nuk ka asgjë atje dhe ata nuk kanë strehim. Ka mijëra njerëz atje në të njëjtën situatë. Njerëzit po përballen me një natë tjetër të ftohtë dhe pa strehim. Nëse nuk janë sulmet ajrore është moti që tani po kthehet në një kërcënim për jetën”, raporton ai.
OKB-ja dhe organizatat e tjera të ndihmës janë "tepër të shqetësuar" për krizën e përshkallëzuar humanitare në Gaza. SHBA i ka kërkuar Izraelit publikisht dhe privatisht që të raportojë në lidhje me operacionin e tij në jug.
Izraelitët kanë qenë gjithashtu të qartë se po zhvillojnë të njëjta operacione të ashpra në jug të Gazës si në veri.
Ndërsa Hamasi lajmëroi se 16,248 njerëz janë vrarë nga forcat izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Hamasi tha se 7,112 fëmijë dhe 4,885 gra kanë humbur jetën.
Të paktën 43,616 njerëz janë plagosur dhe rreth 7,600 janë të zhdukur, shtoi ai.
Lini një Përgjigje