TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2025, 18:54

Izraeli vijon sulmet ajrore në Gaza, 20 të vrarë dhe mbi 80 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli vijon sulmet ajrore në Gaza, 20 të vrarë dhe mbi 80

Sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 20 persona dhe plagosën mbi 80 të tjerë.

Dëshmitarët dhe mjekët thanë se sulmi i parë goditi një makinë në lagjen e populluar Rimal, duke e përfshirë në flakë. Nuk dihet nëse pesë të vdekurit ishin pasagjerë të makinës apo kalimtarë, ndërsa dhjetëra persona nxituan për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar viktimat.

Pak pas sulmit ndaj makinës, forcat ajrore izraelite kryen dy sulme të tjera ndaj dy shtëpive në qytetin Deir Al-Balah dhe kampin Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën 10 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Ditën e djeshme, një tjetër sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës vrau të paktën pesë palestinezë dhe plagosi të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave të së shtunës në të paktën 20.

Lini një Përgjigje