
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe këshilltari presidencial ukrainas, Andrii Yermak, kanë folur për mediat në Gjenevë pas takimit të tyre të parë në Gjenevë, ku u diskutua mbi planin 28-pikësh.
Sekretari amerikan,. Marco Rubio tha se takimet e sotme kanë qenë më produktivet e procesit të paqes deri më tani. Ai shtoi se ekipi i Uashingtonit po bën "disa ndryshime" në planin e paqes, me sa duket të bazuara në sugjerimet ukrainase, por se çdo plan kërkonte miratimin e Trump
Rubio theksoi se ka ende punë për të bërë dhe se mund të kenë një përditësim të mëtejshëm më vonë për situatën.
"Ne kemi një produkt pune shumë të mirë që është ndërtuar tashmë mbi një bazë të kontributit nga të gjitha palët përkatëse të përfshira këtu, dhe tani kemi qenë në gjendje t'i shqyrtojmë disa nga këto pika, pikë për pikë. Dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë. Ekipet tona tani kanë shkuar në dhomat e tyre ndërsa po punojmë mbi disa nga sugjerimet që na u ofruan, kështu që po punojmë, duke bërë disa ndryshime me shpresën për të ngushtuar më tej dallimet dhe për t'iu afruar diçkaje me të cilën si Ukraina ashtu edhe Shtetet e Bashkuara janë shumë të kënaqura", tha Rubio para mediave.

Më pas fjalën e mori Andrii Yermak, krahu i djathtë i Zelenskyt, i cili përfaqëson Ukrainën në këtë takim në Gjenevë. Ai përsërit fjalët e Rubios se takimi i sotëm ishte "shumë produktiv" dhe se populli i Ukrainës dëshiron paqe.
"Kemi bërë përparim shumë të mirë dhe po ecim përpara drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Populli ukrainas e meriton dhe e dëshiron këtë paqe më shumë se kurrë më parë”, tha ai.
Yermak theksoi se ai falënderon miqtë e europianë, SHBA-në dhe Trumpin gjithashtu, pasi ky i fundit u ankua për mungesë mirënjohjeje më herët.
Lini një Përgjigje