TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2025, 17:29

"Jam skeptik për paqen", Merz: Ultimatumi i Trump ndaj Zelenskyt nuk do ta ndalojë luftën!

Shkruar nga Pamfleti

"Jam skeptik për paqen", Merz: Ultimatumi i Trump ndaj Zelenskyt

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se është skeptik nëse mund të arrihet një marrëveshje për Ukrainën deri në afatin e fundit të vendosur nga Trump të enjten. Ai theksoi se jemi shumë larg arritjes së paqes.

Merz u shpreh se kishte bërë propozimin e tij, i cili aktualisht po diskutohet në Gjenevë, se si të ndërmerret të paktën një hap i parë deri të enjten nëse 28 pikat janë shumë për t'u mbuluar në 5 ditë.

"Sot është e diel. Plani i Presidentit Trump është të arrijë një marrëveshje të enjten. Jemi ende shumë larg kësaj. Kjo nuk do të thotë se është krejtësisht e pamundur të arrihet... Por, jam skeptik nëse një rezultat i tillë është i mundur duke pasur parasysh dallimet aktuale. Fokusi tani duhet të jetë në hartimin e një dokumenti të pranueshëm për Ukrainën, i cili më pas mund të përdoret për të negociuar një marrëveshje paqeje me Rusinë”, tha Merz.

Lini një Përgjigje