TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2025, 21:04

Izraeli përparon në Gaza, Netanyahu urdhëron nisjen e bisedimeve për lirimin e pengjeve

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli përparon në Gaza, Netanyahu urdhëron nisjen e bisedimeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi i tij ndodhet në një “fazë vendimmarrëse”, teksa ushtria ka nisur avancimin drejt qytetit të Gazës në kuadër të një plani për marrjen nën kontroll të plotë të territorit.

“Njëkohësisht, kam dhënë urdhër që të fillojnë menjëherë negociatat për lirimin e të gjithë pengjeve tanë dhe për përfundimin e luftës në kushte të pranueshme për Izraelin. Këto dy gjëra, shkatërrimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve, ecin krah për krah,” tha Netanyahu, pa dhënë më shumë detaje mbi negociatat.

Të martën, zyrtarë izraelitë bënë të ditur se po shqyrtohet përgjigjja e Hamasit ndaj një propozimi për armëpushim 60-ditor dhe lirimin e gjysmës së pengjeve që ende mbahen në Gaza. Një burim theksoi se përfundimi i luftës kushtëzohet me lirimin e të gjithë të rrëmbyerve izraelitë.

Egjipti dhe Katari po veprojnë si ndërmjetës, duke shtyrë përpara për rifillimin e bisedimeve indirekte mbi një plan armëpushimi të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Lini një Përgjigje