TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Tetor 2024, 09:52

Izraeli sulmoi objektet ushtarake të Iranit, reagon Arabia Saudite

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli sulmoi objektet ushtarake të Iranit, reagon Arabia Saudite

Arabia Saudite ka reaguar pasi Izraeli ka sulmuar për herë të parë objektiva ushtarake në Iran.

Agjencia Shtetërore e lajmeve në Arabinë Saudite, shkroi se vendi u kërkoi palëve të përfshira, pa e përmendur Izraelin, që të tregojnë përmbajtje maksimale dhe i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të bëjë të pamundurën për ulje të tensioneve sa nuk është vonë.

Mediat iraniane raportuan shpërthime të shumta gjatë disa orëve në kryeqytet dhe në bazat ushtarake aty pranë, duke filluar pak pas orës 2 të mëngjesit me orën lokale. Irani tha se sistemi i tij i mbrojtjes ajrore kundërshtoi me sukses sulmet e Izraelit ndaj objektivave ushtarake në provincat e Teheranit, Khuzestanit dhe Ilamit me "dëmtime të kufizuara" në disa vende.

“Në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme prej muajsh të regjimit në Iran kundër shtetit të Izraelit tani forcat e mbrojtjes së Izraelit po kryejnë sulme të sakta ndaj objektivave ushtarake në Iran”, tha ushtria izraelite në një deklaratë duke njoftuar sulmin.

Zëdhënësi i IDF-së shtoi se, "si çdo vend tjetër sovran në botë, shteti i Izraelit ka të drejtë dhe detyrë të përgjigjet".

sulmet izraelite ne iran arabia saudite

Lini një Përgjigje