TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Tetor 2024, 09:14

Sulmet izraelite në Iran, reagon Starmer: Teherani të mos kundërpërgjigjet!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet izraelite në Iran, reagon Starmer: Teherani të mos
Keir Starmer

Kryeministri britanik Keir Stramer ka reaguar ne lidhej me sulmet Izraelite në Iran. Starmer tha sot se Irani nuk duhet të hakmerret ndaj valës së sulmeve izraelite.

Kryeministri britanik kërkoi ndër të tjera, përmbajtje nga të dyja palët.

Më herët të shtunën, Izraeli goditi objektet ushtarake në Iran , duke thënë se po hakmerrej kundër sulmeve të Teheranit ndaj Izraelit këtë muaj, sulmi i fundit në konfliktin e përshkallëzuar midis rivalëve të armatosur rëndë.

“Unë e kam të qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian dhe jam po aq i qartë se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje. Irani nuk duhet të përgjigjet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të de-përshkallëzuar situatën në të gjithë rajonin”, tha Starmer.

Mëngjesin e kësaj të shtune disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin e Iranit, Teheran dhe në qytetin e afërt Karaj.

Në lidhje me sulmet ka reaguar edhe SHBA, ku thotë se “Izraeli po vetëmbrohet! Sulmi vjen si përgjigje për raketat balistike të 1 tetorit”.

sulmet izraelite ne iran keir starmer

Lini një Përgjigje