Izraeli ka pranuar kërkesën e SHBA-së për të shtyrë pushtimin tokësor të Gazës, në mënyrë që Uashingtoni të mund të përshpejtojë instalimin e mbrojtjes raketore në rajon.
Kështu ka raportuar Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe izraelitë të njohur me çështjen.
Sipas gazetës, Pentagoni po punon për të vendosur rreth një duzinë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur trupat amerikane nga raketat e Hamasit.
"Zyrtarët amerikanë deri më tani i kanë bindur izraelitët që të ndalojnë derisa ato kompletojnë mbrojtjen ajrore në disa pjesë të vendit, gjë që mund të zgjasë deri në fund të kësaj jave”, tha ai.
Izraeli po merr parasysh gjithashtu përpjekjet për të furnizuar ndihma humanitare për civilët brenda Gazës, si dhe përpjekjet diplomatike për të liruar pengjet e mbajtura nga militantët e Hamasit, thuhet në raport.
Lini një Përgjigje