
Greqi-Qipro-Izrael, samit trepalësh...
Athina u kthye këtë javë në epiqendrën e zhvillimeve gjeopolitike të Mesdheut Lindor, ku u mbajt samiti trepalësh midis Greqisë, Izraelit dhe Qipros, me praninë e liderëve më të lartë të këtyre vendeve: Kyriakos Mitsotakis, Benjamin Netanyahu dhe Nikos Christodoulides.
Në një kohë kur rajoni po përballet me tensione të shumta dhe riformatim të balancave të pushtetit, kjo treshe aleate e bëri të qartë se është e vendosur të kundërshtojë çdo përpjekje për destabilizim nga aktorët me ambicie neo-imperialiste. Kryeministri izraelit Netanyahu dha deklaratën më të drejtpërdrejtë dhe më të fortë të samitit, duke u drejtuar me një mesazh të qartë ndaj Turqisë: “Kujt i shkon mendja të ringjallë perandoritë, i themi qartë, nuk do të ndodhë. As mos e mendoni.” Ai e konsideroi aleancën me Greqinë dhe Qipron si një mur mbrojtës për lirinë, prosperitetin dhe sigurinë në rajon, duke theksuar se këto tre vende përfaqësojnë zërin e demokracisë në Mesdhe, në një kohë kur retorika agresive dhe ndërhyrjet ushtarake po kthehen në mjet diplomatik të disa shteteve.
Nga ana e tij, Kryeministri grek Mitsotakis theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me Izraelin dhe Qipron nuk është më një eksperiment rajonal, por një platformë serioze strategjike që ndikon jo vetëm në ekuilibrat energjetikë, por edhe në arkitekturën e sigurisë euro-mesdhetare. Në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet në sektorin energjetik dhe planet për të shndërruar Greqinë dhe Izraelin në eksporteues të gazit të lëngshëm (LNG), me synim që të ndërtohet një korridor i ri energjetik që do të lidhë Mesdheun me Ukrainën, duke anashkaluar ndikimin rus dhe turk në këto linja strategjike. U përmend gjithashtu projekti madhor IMEC, që synon ndërtimin e një korridori tregtar dhe infrastrukturor që do të lidhë Indinë me Evropën përmes Qipros dhe Greqisë, duke lënë jashtë Turqinë dhe duke e vendosur Athinën si një urë të re strategjike euro-aziatike. Mitsotakis shtoi se është koha që konceptet e bashkëpunimit të përkthehen në projekte konkrete, me efekte reale në ekonomi, tregti dhe siguri.
Në një lëvizje që tregon ambicien e re diplomatike të Athinës, samiti nuk u kufizua vetëm në temat teknike, por preku edhe dimensionin e paqes në Lindjen e Mesme. Mitsotakis shprehu solidaritet me Libanin, theksoi nevojën për të mbrojtur pakicat fetare në Siri dhe dënoi çdo formë të antisemitizmit apo urrejtjes fetare, duke u pozicionuar qartë në një linjë me aleatët perëndimorë. Nga ana e tij, presidenti i Qipros, Christodoulides, përforcoi mesazhin se kjo treshe rajonale nuk është më thjesht simbolike, por një strukturë reale e fuqisë që i kundërvihet hapur politikave të përçarjes dhe kontrollit nga Turqia.
Në sfond të këtij samiti që sfidon qartë ambiciet neo-otomane të Ankarasë, pritet që edhe Shtetet e Bashkuara të rrisin angazhimin e tyre në formatin 3+1, duke e kthyer këtë bosht në një mini-NATO mesdhetare me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike të Evropës. Për Shqipërinë, këto zhvillime janë sinjale të forta për ripozicionim në rajon: Tirana duhet të jetë më aktive në projekte të lidhshmërisë energjetike dhe më e qartë në distancimin nga politikat e Erdoganit që rrezikojnë stabilitetin e rajonit dhe harmoninë fetare në Ballkan.
Keto kelushet do te na sigurojne nga sulmet e Rusit,apo te Serbeve,eah..!? Hahaha,Benjamin Hitleri me "afta ta dhio ARQIDHIA",hahaha.... RRUAJANI EDVININ ERDOGANIT olus esas,skulikja.