
Netanyahu është i pari që nuk dëshiron paqe, pasi për të do të thoshte dorëzim i pushtetit, edhe pse sondazhet tregojnë se ai është në rritje.
Shumë herë është dukur në prag të nënshkrimit. Në realitet, marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve, me shumë gjasa nuk do të arrihet. Sepse si nga njëra palë ashtu edhe tjetra, thotë Vincenzo Giallongo, gjeneral italian në pension që dikur ka drejtuar misione paqeruajtëse në Irak, Shqipëri, Kuvajt dhe Kosovë, artikulohen kërkesa dhe kushte që nuk do të realizohen kurrë.
Madje edhe presioni që po ushtrojnë zyrtarisht amerikanët, që të të paktën arrihet një armëpushim, po shoqërohet me dërgimin e armëve në Izrael dhe mbërritjen në Lindjen e Mesme të aeroplanmbajtëses “USS Lincoln”. Këto janë shenja të qarta, se Tel Avivi do të ketë sërish mbështetjen e SHBA-së në këtë luftë.
Pra jemi përballë skenarit të një konflikti që rrezikon të vazhdojë, derisa Netanyahu të vendosë se i ka shkaktuar humbje të mjaftueshme Hamasit. Edhe Irani, pavarësisht se e ka kërcënuar me hakmarrje Izraelin pas vrasjes së Haniyeh në Teheran, është në realitet i vetëdijshëm për inferioritetin e tij ushtarak në krahasim me izraelitët. Por ai që nuk po tërhiqet është Hezbollahu, që orët e fundit ka lëshuar 150 raketa drejt Izraelit.
-Biden i telefonoi së fundmi Netanyahut për t’i kërkuar firmosjen e marrëveshjes me Hamasin. Një bllof i radhës?
Marrëveshja nuk do të arrihet kurrë. Izraeli nuk dëshiron që Hamasi të shkelë në Gaza, dhe do të vazhdojë të jetë e pranishme ushtarakisht në një pjesë të Rripit. Nga ana tjetër Hamasi, nuk e njeh Izraelin si shtet dhe dëshiron të ketë një rol në qeverinë e ardhshme në Gaza. Kemi dy vizione të papajtueshme me njëra-tjetrën, ndaj s’do të ketë marrëveshje.
Tel Avivi do të vazhdojë përpjekjen e tij për shkatërrimit total të Hamasit. Të paktën 70-80 për qind, ose në çdo rast një përqindje që do e kënaqë qeverinë izraelite. Edhe nëse kjo do të thotë se do të ketë luftë edhe për vitet në vijim. Por unë nuk shoh mundësi për paqe.
-Netanyahu u takua me ministrin Smotrich, në përpjekje për të kuptuar se deri në çfarë mase e djathta ekstreme, që është pjesë e qeverisë së tij, është e aftë ta pranojë një marrëveshje. Kjo është arsyeja pse ai refuzon të firmosë? A ka forca në qeverinë e tij që nuk e duan paqen?
Netanyahu është i pari që nuk dëshiron paqe, pasi për të do të thoshte dorëzim i pushtetit, edhe pse sondazhet tregojnë se ai është në rritje. Kur ka luftë, opinioni publik mblidhet rreth liderit dhe i lë mënjanë pakënaqësitë. Por s’do të kalojë shumë kohë dhe të gjitha kritikat ndaj tij do të rikthehen. Le të kujtojmë rastin e Churchillit:fitoi luftën por jo zgjedhjet pak muaj më vonë.
-Nga shumëkush po thuhet se negociatat po dështojnë, sepse si Biden ashtu edhe Blinken po përdorin zyrtarisht tone të forta, duke ushtruar presion për arritjen e një marrëveshjeje...
Ata po përpiqen ta qetësojnë publikun amerikan, për ta shitur atë si një rezultat edhe të kandidates së re demokrate për në Shtëpinë e Bardhë. Ata do të bëjnë maksimumin për ta nxitur Izraelin të pranojë paqen. Edhe pse mbetet të shihet nëse Hamasi do jetë dakord apo jo.
E vërteta është se këtë nuk e besojnë as amerikanët, ndaj kanë dërguar në zonë 2 aeroplan- mbajtëse, 50 avionë dhe një nëndetëse. Nga ana tjetër, nuk mund të pritet asgjë e mirë as në frontin tjetër: Hezbollahu sapo ka lëshuar 150 raketa drejt Izraelit Verior. Kjo nuk është mënyra më e mirë për të arritur një paqe të përbashkët.
-A do të ishte ndërprerja e furnizimit me armë, mënyra e vetme e SHBA-së për ta bindur Izraelin të firmosë për paqe?
Në teori po. Do të ishte një mënyrë për ta penguar Izraelin të vazhdojë të sillet në këtë formë. Dhe jo sepse izraelitët nuk dinë t’i prodhojnë ato. Dihet që tregu më i madh i armëve në botë është në Izrael. Problemi është se ka siguri nëse prodhon në sasitë e nevojshme. Por SHBA-ja nuk mund të thonë: ‘Ne nuk ju dërgojmë më armë, dhe do t’ju lëmë në mëshirën e armiqve tuaj”. Nuk është një skenar që mund të merret në konsideratë, pasi është kundër të gjitha interesave perëndimore në rajon.
-A nuk mund t’i kthehet Izraeli një mënyre më pak brutale për të ndjekur objektivat e tij ushtarake?
Izraeli po e tepron në disa aspekte. Por edhe Hamasi duhet të bëjë një hap prapa. Është shumë më e lehtë të mos luftosh. Dhe nëse bota arabe do ta donte vërtet, do ta bënte këtë. Është më e lehtë ta kontrollosh, se sa t’i mbyllësh gojën një shteti të tërë. Problemi është se shumë vende në rajon, duken më të përkushtuara që të mos kenë shumë telashe sesa për të zgjidhur vërtetë çështjen palestineze.
-Ndërkohë, Irani ka kërcënuar sërish me hakmarrje Izraelin, duke pretenduar se ai mund të vijë nga qielli, por edhe nga deti dhe toka...
Irani vazhdon të rrahë gjoksin, por ende nuk ka lëvizur nga vendi. Ai e di shumë mirë se, nëse do të shkojë shumë larg në një sulm, do të rrezikojë një kundërpërgjigje nga e cila nuk do ta merrte veten. Teherani nuk ka armë bërthamore, i vetmi mjet që mund ta lejonte të ngulitej në zonë. Dhe të gjithë janë të vendosur ta pengojnë që ta ndërtojë atë.
-A e dinë iranianët se janë ushtarakisht inferiorë ndaj Izraelit, ndaj nuk po veprojnë?
Po, përtej dronëve, trupat iraniane janë të pastërvitura si duhet dhe nuk kanë armë të lehta. Edhe Iraku ishte duke e fituar luftën kundër Iranit. Por më pas Sadami nuk pati më trupa, sepse një pjesë e madhe e popullsisë së tij ishin shiitë, dhe nuk donte të luftonte kundër Iranit, po në shumicë shiite.
-Teherani pa pasur presion nga SHBA-ja dhe vendet evropiane për të mos filluar përshkallëzimin e konfliktit në rajon. A ka pasur presione të ngjashme edhe nga Moska, aleate më të në Siri dhe blerëse e dronëve që i përdor në Ukrainë?
Nuk ka dyshim se iranianët dhe rusët janë miq. Edhe Moska mund t’i ketë thënë Iranit të mos e sulmojë Izraelin. Rusia ka disa tashmë probleme, dhe nuk mendoj se do që të ketë sfida të tjera. Ajo duhet të mendojë për Ukrainën, dhe po përpiqet të zgjerojë ndikimin në Afrikë. Pastaj hakmarrjet zakonisht kryhen menjëherë:iranianët duhej të reagonin menjëherë pas vrasjes së Haniyeh. /Përshtati “Pamfleti” nga “Il Sussidiario”
Lini një Përgjigje