TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Gusht 2024, 21:31

Sulmi me thikë në Gjermani akt terrorist, Shteti Islamik merr përgjegjësinë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me thikë në Gjermani akt terrorist, Shteti Islamik merr

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë në një festival në Gjermani, ku vdiqën 3 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Një burim sigurie i tha agjencisë “Amaq” të lidhur me IS-in, se i dyshuari "ishte një ushtar i Shtetit Islamik dhe ai e kreu sulmin si hakmarrje ndaj myslimanëve në Palestinë dhe kudo".

Prokurori Markus Caspers tha se autoritetet janë ende në kërkim të motiveve dhe në kërkim të autorit.

Nuk ka asnjë lidhje të qartë midis njerëzve që u sulmuan, thanë autoritetet dhe kjo është një nga arsyet pse terrorizmi nuk mund të përjashtohet.

Një grua 56-vjeçare dhe dy burra, 56 dhe 67 vjeç, vdiqën pas sulmit. Tetë persona kanë mbetur të plagosur, katër në gjendje të rëndë, ndërsa “shumë persona të tjerë kanë pësuar stres mendor”.

Të shtunën në mbrëmje, oficerët thanë se po kryenin një operacion për të hyrë në një ndërtesë ku strehohen azilkërkuesit në Solingen si pjesë e hetimit të tyre.

Lini një Përgjigje