
Ushtria izraelite paralajmëroi banorët të largohen para sulmit; është goditja e tretë në këtë zonë brenda 24 orëve.
Ushtria izraelite bombardoi lagjen Haret Hreik në periferinë jugore të Bejrutit, një zonë e njohur si bastion i Hezbollahut në kryeqytetin libanez.
Para sulmit, ushtria izraelite publikoi një paralajmërim për banorët e zonës duke kërkuar që të largoheshin menjëherë nga ndërtesa e shënjestruar, duke deklaruar se do të kryente një goditje të afërt ndaj objektit.
Pak minuta pas paralajmërimit, avionët izraelitë kryen bombardimin në zonë.
Sulmi përbën goditjen e tretë të ushtrisë izraelite ndaj lagjes Haret Hreik në periferinë jugore të Bejrutit gjatë 24 orëve të fundit. Zona konsiderohet një nga qendrat kryesore të aktivitetit të Hezbollahut dhe shpesh është shënjestër e operacioneve ushtarake izraelite gjatë përshkallëzimeve në rajon.
Sulmet ndaj periferisë jugore të Bejrutit vijnë në një moment kur tensionet mes Izraelit, Hezbollahut dhe aleatëve të Iranit janë rritur ndjeshëm, me përplasje që po shtrihen në disa fronte të Lindjes së Mesme.
Lini një Përgjigje