
Forcat izraelite kanë bombarduar gjatë natës Gazën, duke shkaktuar të paktën 200 viktima.
Avionët luftarakë bastisën gjithashtu kampin Nuseirat në pjesën qendrore të enklavës palestineze, sipas mjekëve dhe gazetarëve palestinezë.
Forcat izraelite po godasin Khan Younis në përgatitje për një avancim të mëtejshëm në qytet, pjesë të të cilit ata pushtuan në fillim të dhjetorit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad tha se forcat ushtarake izraelite kanë hyrë në qendrat e komandës dhe depot e armëve të Hamasit.
Forcat e Armatosura izraelite (IDF) gjithashtu raportuan dje se shkatërruan një nga strehët e Yahya Shinwar, liderit të Hamasit në Rripin e Gazës. Shtëpia ndodhej afër qytetit të Gazës.
Autoritetet shëndetësore palestineze thanë se 187 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në një periudhë 24-orëshe, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 21,507, rreth 1% e popullsisë së enklavës së rrethuar, që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Mijëra trupa të tjerë raportohet se janë varrosur nën rrënoja.
Lini një Përgjigje