
Papa Françesku ka dalë nga spitali Gemelli i Romës ditën e sotme, pas një ndërhyrje kirurgjikale. Papa kishte nisur punën e tij nga spitali dhe do të kthehet në Vatikan
Ditën e djeshme, drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit Matteo Bruni raporti se Papa “kishte pushuar mirë gjatë natës dhe se ekzaminimet hematokimike janë në intervalin normal”.
“Në shenjë falënderimi, ai priti të gjithë ekipin mjekësor, infermierët, punonjësit socialë, shëndetësorë dhe ndihmësit që koordinuan, kryen dhe bënë të mundur operacionin në qershorin e kaluar”, u shpreh Bruni.
“Papa vizitoi gjithashtu fëmijët në repartin e Onkologjisë Pediatrike dhe Neurokirurgjisë së Fëmijëve të cilët ditët e fundit i kanë shprehur dashurinë e tyre përmes letrave të shumta, vizatimeve dhe mesazheve për shërim të shpejtë”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje