TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2025, 11:52

Italia përkrah propozimin e Macron; Pse Zelensky e Putin mund të takohen në Gjenevë?

Shkruar nga Pamfleti

Italia përkrah propozimin e Macron; Pse Zelensky e Putin mund të

Një ditë pas samitit të Uashingtonit, i cili mund të ndryshojë historinë duke sjellë paqe në Ukrainë, ngrihen një seri pyetjesh lidhur me negociatat, detajet, apo edhe takimin mes Volodymyr Zelenskyt dhe Vladimir Putin.

E ndërsa palët e angazhuara po përpiqen për arritjen e paqes, gjatë natës Rusia sulmoi Ukrainën me 10 raketa dhe 270 dronë.

Ndërkohë mesditën e sotme është parashikuar takimi i Koalicionit të të Vullnetshmëve, i cili do të bashkëkryesohet nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer. Ky takim do të realizohet online, ndërsa pritet që të diskutohet mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Në anën tjetër, duket se një takim mes Zelenskyt dhe Putin, nëse arrin të dakordësohet brenda 2 javësh, mund të mbahet në Gjenevë. Ky propozim u hodh fillimisht nga Emmanuel Macron, ndërsa sot është përkrahur edhe nga Italia.

"Gjeneva mund të jetë vendi i duhur" për bisedimet Putin-Zelensky. Italia është në favor që ato të mbahen në Gjenevë sepse është një vend që gjithmonë ka punuar për të ndërtuar paqen. Roma do të kishte qenë gjithashtu një vend ideal, i dëshiruar nga amerikanët, ukrainasit dhe të tjerët, por ekziston çështja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, kështu që do të kishte qenë më e komplikuar. Unë besoj se Gjeneva mund të jetë vendi më i mirë. Italia është në favor të kësaj dhe unë do t'ia them këtë edhe Ministrit Cassis sot", tha ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

Lini një Përgjigje