Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Croceto ka hedhur akuza ndaj grupit mercenar rus Wagner, ku tha se po luan një rol në rritjen e fluksit të migracionit në Europë për të ndëshkuar, vendet anëtare të BE-së që mbështesin Ukrainën.
“Rritja eksponenciale e fenomenit të migrimit nga brigjet afrikane nuk është e vogël, për shkak të një strategjie të qartë të luftës hibride të grupit Wagner që përdor peshën e tij të konsiderueshme në vendet afrikane. Ashtu si BE, NATO dhe Perëndimi kuptuan se sulmet kibernetike janë pjesë e konfliktit global të hapur nga lufta në Ukrainë, tani duhet kuptuar se në frontin e Europës Jugore, situata po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme.”- tha Crosetto, ministri i Mbrojtjes së Italisë.
Ai paralajmëroi se imigrimi i pakontrolluar dhe i vazhdueshëm është kthyer në një mjet për të goditur vendet më të ekspozuara, kryesisht Italinë” për zgjedhjet e tyre gjeostrategjike.
Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha shumë emigrantë po mbërrijnë në brigjet italiane nga zonat e kontrolluara nga grupi Eagner.
Italia, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka ofruar mbështetje për Kievin, duke përfshirë ndihmën ushtarake, që nga fillimi i pushtimit të ushtrisë ruse në territorin ukrainas në shkurt 2022.
Që nga fillimi i vitit, më shumë se 20,000 refugjatë dhe migrantë kanë mbërritur në Itali, krahasuar me rreth 6,000 në periudhat kohore përkatëse të 2022 dhe 2021, sipas shifrave nga ministria e brendshme në Romë.
Shumica nisen nga brigjet e vendeve veriore të Afrikës.
Lini një Përgjigje