TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Mars 2023, 20:05

Babai i Caroline Crouch ankohet për kërkesën e prindërve të pilotit grek: Vrasësi i vajzës sime nuk do ta shohë më kurrë mbesën time

Shkruar nga Pamfleti

Babai i Caroline Crouch ankohet për kërkesën e prindërve

Babai i Caroline Crouch ka komentuar refuzimin e peticionit të prindërve të bashkëshortit Babis Anagnostopoulos për kujdestarinë e Lidias së vogël, por edhe për dhimbjen që po përjetojnë me gruan e tij pas humbjes të vajzës së vetme. 

Prindërit e Babis Anagnostopoulos, i cili vrau gruan e tij Caroline Crouch në sy të vajzës së tyre, kanë dështuar në përpjekjen e tyre për të marrë kujdestarinë e mbesës së tyre, Lydia, e cila do të jetojë në Filipine.

Tashmë, gjyshërit grekë të vogëlushes do të kenë vetëm një orë komunikim në javë me Lidian të vogël “nëpërmjet Skype apo mjeteve të tjera elektronike”. 

David Crouch, babai i të ndjerës Caroline, ka folur në emisionin “To Proino” në ANT1 për vendimin e gjykatës, por edhe për mënyrën sesi ai dhe bashkëshortja e tij Suzana po e përjetojnë humbjen e vajzës së tyre.

"Jam i lumtur sepse babai i Lydia-s nuk do ta shohë më kurrë”,- tha ndër të tjera David Crouch duke folur për ANT1, ndërsa përmendi gjithashtu se vdekja e Caroline e preku shumë Susanën, deri në atë pikë sa Babis Anagnostopoulos, zëre se ka vrarë 2 persona. 

Ai thekson gjithashtu se pas vendimit të gjykatës shpreson të ndalojë ngacmimet shqetësuese nga prindërit e pilotit. 

“Kur Caroline u vra, jeta e saj dhe arsyeja e të jetuarit përfunduan për të, kështu që vrasësi i vajzës sonë mori dy jetë,”- thotë ai.

Babis Anagnostopoulos po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për mbytjen e 20-vjeçares Caroline Crouch para vajzës së tyre 11-muajshe në maj 2021, në Greqi.

Caroline u mbyt me një jastëk në shtëpinë e tyre në Athinë, me Anagnostopoulos që organizoi një grabitje dhe madje vari qenin e çiftit Roxy në një përpjekje për të mbuluar gjurmët e tij.

Ai u arrestua një muaj më vonë pas shërbesës së fundit të gruas së tij. Anagnostopoulos ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në Korydallos, ku edhe ka kërkuar që t'i ulej dënimi prej 27 vitesh. Kjo pasi sipas avokatit të tij, klienti i ishte sulmuar me qëllim për ta vrarë.

babis anagnostopoulos caroline crouch greqi

Lini një Përgjigje