
Rusia dhe OKB kanë rënë dakord që të zgjasin me 60 ditë marrëveshjen e grurit, pas diskutimeve të shumta dhe kontestimeve nga ana e Moskës.
"Delegacioni ynë ndërinstitucional rus sapo ka përfunduar një raund tjetër bisedimesh me përfaqësuesit e OKB-së të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i UNCTAD R. Greenspan dhe kreu i OCHA M. Griffiths," tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Vershinin në një konferencë të hënën, sipas RIA.
Diplomati shtoi se Moska kishte rënë dakord të zgjaste marrëveshjen aktuale të grurit, e cila përfundon më 18 mars, për 60 ditë të tjera por shtoi se nuk do të ketë më zgjatje të saj nëse nuk plotësohen kushtet e vendosura nga Kremlini.
"Por vetëm për 60 ditë. Çdo politikë e mëtejshme për drithërat do të varet nga progresi aktual - bazuar jo në atë që është thënë, por në atë që është bërë në normalizimin e eksporteve tona bujqësore, duke përfshirë pagesat bankare, logjistikën e transportit, sigurimin, shkrirjen e aktivitetet financiare dhe vazhdimi i furnizimit me amoniak përmes tubacionit Tolyatti-Odessa”, tha ai.
Ukraina dhe Rusia janë të dyja furnizues të rëndësishëm të ushqimit në botë. Përpara luftës, Ukraina e njohur si një nga shportat e bukës së globit, eksportonte rreth tre të katërtat e drithit që prodhonte. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, rreth 90% e këtyre eksporteve u transportuan nga deti, nga portet e Detit të Zi të Ukrainës. Prandaj, lufta dhe ndikimi i saj në eksportet e drithërave ka implikime të mëdha, veçanërisht në jugun global, i cili mbështetet shumë në to.
Lini një Përgjigje