
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov i premtoi besnikëri të plotë presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi që pati me të në Kremlin të hënën.
“I dashur Vladimir Vladimirovich (Putin), në zonën e “operacionit ushtarak special” luftëtarët çeçenë po i kryejnë me sukses detyrat e tyre, duke zbatuar të gjithë urdhrat tuaja dhe do të luftojnë deri në fitore. Ata që jetojnë në Republikën (Çeçene) e mbështesin plotësisht “operacionin ushtarak special dhe besojnë se është jetike që objektivat e tij të arrihen", tha ai.
“E shoh që djemtë e tu po luftojnë në “operacionin ushtarak special. Bëju të fala”, tha Putin.
Chechnya’s Ramzan Kadyrov is visiting Putin in Moscow for the first time since early February last year, before the invasion of Ukraine.
— max seddon (@maxseddon) March 13, 2023
His eldest son Akhmat, 17, had a highly unusual one-on-one with Putin earlier this month – fueling speculation about Ramzan’s future pic.twitter.com/wMLqmvkbSj
Kadyrov ka mbetur një mbështetës i fortë i pushtimit rus të Ukrainës dhe vitin e kaluar tha se tre djemtë e tij adoleshentë - 14, 15 dhe 16 vjeç - së shpejti do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar në vijën e parë të frontit.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Moskës të konsiderojë përdorimin e "armëve bërthamore me rendiment të ulët" në Ukrainë në të kaluarën.
Kadyrov është djali i ish-presidentit çeçen, Akhmat Kadyrov i cili u vra në një atentat me bombë në vitin 2004 në Grozny. Ai ka lidhur aleancë me themeluesin e grupit mercenar ushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, dhe ka kritikuar ushtrinë e rregullt ruse për mungesën e impenjimit në luftën në Ukrainë.
Javën e kaluar, Putin u takua me djalin e Ramzan, Akhmat, pak ditë para se 17-vjeçari të martohej, duke u bërë shkas për përhapjen e zërave se në Çeçeni po përgatitej ndryshim pushteti, ose që Ramzan kishte probleme shëndetësore. Por sipas Kushtetutës së republikës që bën pjesë në Federatën Ruse, lideri i vendit duhet të jetë të paktën 30 vjeç.
Lini një Përgjigje