TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2023, 08:34

Përshkallëzohen tensionet, Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike

Shkruar nga Pamfleti
Përshkallëzohen tensionet, Koreja e Veriut lëshon dy raketa

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër ka bërë me dije Seuli. Kjo lëvizje vjen në një moment kur Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake në pesë vjetët e fundit.

Stërvitjet kanë nisur të hënën dhe do të zgjasin 10 ditë.

Uashingtoni dhe Seuli kanë rritur bashkëpunimin në mbrojtje, pas rritjes së kërcënimeve ushtarake dhe atyre bërthamore nga Koreja Veriore, e cila ka testuar një seri të armëve të ndaluara në muajt e fundit.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane ka thënë se raketat kanë fluturuar rreth 620 kilometra.

“Ushtria jonë e ka rritur vëzhgimin dhe vigjilencën, në përgatitje e sipër për lansime tjera”, kanë thënë zyrtarë ushtarakë.

Zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Hirokazu Matsuno u shprehën se raketat nuk kanë prekur ujërat e Japonisë, ndonëse Tokio dyshon që Koreja Veriore mund të kryejë “hapa tjerë provokativë”

koreja e veriut

Lini një Përgjigje