
160 kg kokainë e cila kishte mbërritur nga Ekuadori është sekuestruar në portin e Selanikut.
Bëhet me dije se kokaina ishte fshehur në dy kontejnerë me banane të cilët kishin mbërritur në port para 10 ditësh.
Mediat greke raportojnë se Zzbulimi i kokainës u bë nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane.
Dërgesat lidhen dhe me 105 kg drogë të sekuestruara në mes të muajit të kaluar, ndërkohë ngarkesa ishte porositur nga e njëjta kompani me qendër në Shkup.
Për rastin 105 kg drogë u arrestuan 10 persona, mes të cilëve edhe mjeku 68-vjeçar, i përfshirë në kontrabandë karburantesh dhe cigaresh. Sakaq, nëntë nga të arrestuarit janë dërguar në burg.
Tashmë sigurimi i Selanikut pritet t'i dërgojë hetuesisë të dhënat e reja për të plotësuar dosjen e ngritur tashmë për 105 kilogramët kokainë.
Lini një Përgjigje