Politologu serb Boris Varga ka deklaruar se lajmi për dorëheqjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ishte një lojë politike e vetë atij.
I ftuar në Euronews Albania, Varga theksoi se Vuçiç nuk dëshiron që barra e rënies së popullaritetit të partisë së tij ta tërheqë atë në fundin politik. Më tej ai shton se në krye të partisë presidenti serb do të vendosë njeriun më të besuar i cili do të zbatojë urdhërat e tij.
“Dorëheqja e Aleksandër Vuçiçit kurrsesi nuk duhet parë si një akt i konsistencës së ndonjë parimi ose të kuptuarit e tij të përgjegjësisë demokratike. Më shumë ka të bëjë me një lojë ose manovrim politik të vetë presidentit Vuçiç. Ai në pozitën e liderit të partisë do të vendos njeriun më të besuar i cili do të bëje vetem atë që Aleksandar Vuçiç do t’i thotë. Pra Presidenti Vuçiç me vëmendje po e ndjek opinionin publik, i cili thotë se vlerësimi i tij personal tani është më i lartë se ai i partisë së tij. Dhe prandaj po përpiqet të distancohet prej saj, duke bërë një lëvizje të re, një lëvizje të veçantë kombëtare për shtetin. Aleksandar Vuçiç nuk dëshiron që barra e rënies së popullaritetit të partisë së tij ta tërheqë atë në fundin politik”, u shpreh politologu serb.
Lini një Përgjigje