TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Qershor 2023, 09:08

“1000 vjet histori mes Kosovës dhe Serbisë në 2 minuta”, videoja e gazetares amerikane bën xhiron e botës

Shkruar nga Pamfleti
“1000 vjet histori mes Kosovës dhe Serbisë në 2
Bianca Nobilo

Bianca Nobilo gjatë ditës së djeshme ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila është shikuar mbi 1.8 milion herë.

Gazetarja e CNN-it ka treguar në detaje se çfarë po ndodh mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës. Ajo është munduar që brenda dy minutave të shpjegojë një histori 1000 vjeçare mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Çfarë fshihet pas tensioneve të ndezura mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përplasjeve të dhunshme në Kosovë këtë javë?," shkruan Nobilo.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha sekretari për Sigurinë Kombëtare kishte biseduar të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të premten me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, duke shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri.

 

kosovo serbia

Lini një Përgjigje