TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2026, 08:06

Ish-zonja e parë e SHBA-së: Mendova se Joe Biden po pësonte goditje në tru gjatë debatit me Trump

Shkruar nga Pamfleti
Ish-zonja e parë e SHBA-së: Mendova se Joe Biden po pësonte
Trump-Biden

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden, ka treguar se gjatë debatit presidencial të vitit 2024 mes Joe Biden dhe Donald Trump, ajo mendoi se bashkëshorti i saj po pësonte një goditje në tru.

“U frikësova, sepse nuk e kisha parë kurrë Joe-n në atë gjendje, as më parë dhe as më pas. Kurrë”, deklaroi Jill Biden në një intervistë për CBS News.

“Nuk e di çfarë ndodhi. Teksa po e shikoja, mendova: ‘O Zot, po pëson goditje në tru’. U tremba jashtë mase”, u shpreh ajo.

Intervista e plotë e Jill Biden me gazetaren Rita Braver, për emisionin “Sunday Morning” në CBS News, pritet të transmetohet të dielën.

Pas performancës së dobët në debatin kundër Donald Trump, Joe Biden u përball me presion të madh nga radhët e demokratëve, ndërsa u shtuan shqetësimet lidhur me shëndetin, moshën dhe aftësinë e tij mendore.

Në debatin e zhvilluar në qershor 2024, Biden u shfaq me zë të ngjirur dhe në disa raste dukej se humbiste rrjedhën e mendimit. Në atë kohë, fushata e tij e lidhi gjendjen me një problem të përkohshëm shëndetësor.

Megjithëse fillimisht stafi i tij këmbënguli se presidenti nuk do të largohej nga gara, presioni në rritje brenda Partisë Demokratike dhe gafat e tjera publike e çuan Biden drejt vendimit për të hequr dorë nga kandidimi për një mandat të dytë.

Pas tërheqjes së tij, kandidatura demokrate iu besua zv/presidentes Kamala Harris, e cila më pas u mund nga Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Sipas raportimeve, Jill Biden konsiderohej një nga këshilltaret më të afërta dhe më me ndikim të presidentit gjatë mandatit të tij, si edhe një nga personat që e inkurajoi përfundimisht të tërhiqej nga gara presidenciale.

joe biden ish zonja e pare e shba goditje ne tru

Lini një Përgjigje