TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2026, 17:40

Irani shton provokimet, sulmon sërish Emiratet; Trump ul intensitetin e kërcënimeve

Shkruar nga Pamfleti
Irani shton provokimet, sulmon sërish Emiratet; Trump ul intensitetin e
Donald Trump

Teksa Irani ka vijuar edhe sot me sulmet ndaj Emirateve, Trump ishte më i qetë dhe minimizoi problematikat në rajon...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar mbi ritensionimin e konfliktit me Iranin, i cili ka rikthyer sulmet ajrore.

Sot Emiratet Arabe deklaruan se kanë kapur një sërë raketash në ajër, të cilat dyshohet se janë lëshuar nga Irani. Por Trump vijon të luajë me fjalët, duke mbajtur një qëndrim më të zbutur.

Presidenti fillimisht priti në Shtëpinë e Bardhë një grup sportistësh të rinj dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, në kuadër të nënshkrimit të një shpalljeje për testin presidencial të fitnesit në shkolla. Ai falënderoi Hegseth për një konferencë të mëhershme në Pentagon, përpara se të kalonte shpejt te zhvillimet me Iranin.

Irani nuk ka asnjë shans. Nuk ka pasur kurrë. Ata e dinë këtë. Ma thonë kur flas me ta dhe pastaj dalin në televizion dhe thonë sa mirë po ecin”, tha Trump

Duke iu referuar përplasjeve të fundit në Ngushticën e Hormuzit, presidenti amerikan i cilësoi ato si një “përplasje të vogël”, ndërsa shtoi se tregjet financiare në SHBA kanë reaguar pozitivisht. “Sot arritëm një nivel historik në bursë, pavarësisht asaj përplasjeje të vogël”, deklaroi ai.

Trump përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij për programin bërthamor iranian, duke theksuar se Uashingtoni nuk do të lejojë Teheranin të zotërojë armë të tilla. “Nuk mund të lejojmë që Irani të ketë armë bërthamore. Fuqia e një arme bërthamore është diçka për të cilën as nuk dua të flas, por kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Presidenti amerikan shtoi se SHBA-ja ka goditur rëndë kapacitetet ushtarake të Iranit. “Kemi shkatërruar në thelb ushtrinë e tyre brenda rreth dy javësh,” u shpreh Trump, duke përfshirë në këtë vlerësim forcat tokësore, detare dhe ajrore.

trump shba iran

Lini një Përgjigje