TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2026, 08:35

Irani sekuestroi katër anije në Hormuz, rriten tensionet në Gjirin Persik

Shkruar nga Pamfleti
Irani sekuestroi katër anije në Hormuz, rriten tensionet në
Irani sekuestroi katër anije në Hormuz

Tensionet në Gjirin Persik janë shtuar sërish pasi marina iraniane ndaloi katër anije në Ngushticën e Hormuzit, të cilat po tentonin të hynin në rajon pa u koordinuar me autoritetet iraniane.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, forcat detare iraniane u dhanë fillimisht paralajmërime anijeve, por ekuipazhet nuk respektuan udhëzimet e dhëna nga Teherani.

Një burim ushtarak, i cituar nga mediat iraniane, deklaroi se pas mosbindjes ndaj urdhrave, marina iraniane hapi zjarr me të shtëna paralajmëruese. Pas incidentit, anijet ndryshuan drejtim dhe u larguan nga zona.

Deri më tani nuk janë publikuar informacione mbi identitetin e anijeve apo shtetet nën flamurin e të cilave lundronin.

Incidenti ndodh në një periudhë të ndjeshme për rajonin, ndërsa SHBA dhe Irani po vijojnë negociatat për një marrëveshje të mundshme që synon uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Në të njëjtën kohë, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit. Uashingtoni përfshiu në listën e zezë të Shtetasve të Caktuar Posaçërisht një strukturë të krijuar së fundmi nga Teherani, të quajtur “Persian Gulf Strait Authority”.

Institucioni në fjalë është ngritur për të administruar kërkesat e anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më strategjike në botë për transportin e naftës dhe gazit natyror.

irani hormuz tensione ne gjirin persik

Lini një Përgjigje