Irani është gati të mobilizojë më shumë se 1 milion luftëtarë në rast të një pushtimi tokësor nga Shtetet e Bashkuara. Lajmi raportohet nga agjencia iraniane Tasnim, duke cituar një burim ushtarak pranë Gardës Revolucionare (IRGC).
Sipas burimit, forcat janë tashmë të organizuara për një skenar të mundshëm lufte në terren, veçanërisht në jug të vendit.
Në ditët e fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të vullnetarëve që i janë drejtuar qendrave të rekrutimit të Basij, të Gardës Revolucionare dhe ushtrisë së rregullt, në përgjigje të spekulimeve në rritje për një ndërhyrje të mundshme amerikane.
“Është krijuar një entuziazëm i fortë mes luftëtarëve për ta kthyer territorin iranian në një ferr për Shtetet e Bashkuara”, deklaroi burimi, sipas Tasnim.
Lini një Përgjigje