
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit nën rrënoja pas një tërmetit tragjik që vrau më shumë se 2,100 njerëz në Marok. Raportohet se në fshatin Tafeghaghte, konfirmohet se kanë vdekur 90 persona dhe shumë të tjerë janë nën rrënoja.
Por shpresa për të gjetur më shumë të mbijetuar në këtë fshat po zbehet, duke pasur parasysh shembjen katastrofike të ndërtesave që nuk janë ndërtuar për t'i bërë ballë një tërmeti të tillë.
Mediat e huaja raportojnë se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 2122, ndërkohë rreth 2421 persona janë të lënduar, nga të cilët 1404 paraqiten në gjendje të rëndë.
Gërmimet nën rrënoja vazhdojnë, ndërsa numri i viktimave sipas ekspertëeve pritet të rritet sërish. Maroku ka shpallur tre ditë zi pas tërmetit tragjik, ndërsa sot flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.
Lini një Përgjigje