TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2023, 18:20

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Greqi, shkon në 15 numri i të vdekurve; situata ende e vështirë

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Greqi, shkon

Bilanci i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet në Greqi është rritur sërish. Pasditen e sotme është u gjet nga roja bregdetare në Gjirin Pagasitikos trupi i një 42-vjeçari, duke e çuar kështu bilancin në 15 viktima.

Sipas mediave greke, atë e mori rrjedha e përroit mëngjesin e së martës kur ra shiu i dendur dhe u zhduk para syve të djalit 17 vjeçar, i cili arriti të shpëtojë.

Djali i 42-vjeçarit ishte pasagjer në makinë dhe mundi të shpëtonte duke u ngjitur në pjesën e sipërme të mjetit. Duke folur për mediat vendase ai rrëfeu të gjithë ngjarjen.

Mbaj mend gjithçka. Gjithçka filloi kur babai im mori vendimin të kalonte një përrua të vrullshëm. Më kujtohet gjithë biseda jonë. Ndërsa ishim në makinë u përpoqëm të kontaktonim dikë për të kërkuar ndihmë dhe ia dolëm. Më në fund, babai im arriti ta ngiste makinën. Kur ndodhi kjo, xhami i pasmë u thye dhe e gjithë makina u mbush me ujë.

Nuk mundëm të rrinim dhe dolëm. Unë ia dola, pa e ditur se si, u ngjita në çati, por ujërat ishin aq të shpejta sa morën me vete babanë tim. Nuk e pashë më dhe gjithçka që më tha ishte se nuk mund të përmbahej më. Lumi e rrëzoi makinën dhe sapo pata rastin dola në një fushë. Arrita të kontaktoj njerëzit e mi të cilët njoftuan zjarrfikësin”, tha 17-vjeçari.

greqi numri viktimave

Lini një Përgjigje