TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2024, 07:31

Sulmi terrorist në Ankara, Turqia nis hakmarrjen, bombardon Irakun dhe Sirinë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në Ankara, Turqia nis hakmarrjen, bombardon Irakun dhe

Ministria e Mbrojtjes turke lajmëroi se kishte goditur "tridhjetë e dy objektiva" të terroristëve dhe aleatëve të saj në Irakun verior dhe Siri, pas sulmit që shkaktoi të paktën pesë të vdekur në Ankara.

"Në përputhje me të drejtat tona të vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një operacion ajror u krye kundër objektivave terroriste në Irakun verior dhe Siri më 23 tetor 2024 dhe gjithsej 32 objektiva që i përkisnin terroristëve u shkatërruan me sukses", thuhet në një deklaratë të ministrisë, duke specifikuar se këto "operacione ajrore vazhdojnë".

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Ankara, ku humbën jetën pesë persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Gjatë një deklarate për shtyp, Yerlikaya theksoi se autorët e sulmit mund të jenë pjesë e organizatës terroriste PKK, duke nënvizuar se hetimet janë ende në vazhdim.

Në fjalën e tij, ministri shtoi: "Nga të plagosurit, shtatë prej tyre janë pjesëtarë të forcave speciale. Jemi të bindur se ata do të shërohen dhe do të ribashkohen me familjet e tyre. Ky akt i tmerrshëm tregon edhe një herë fytyrën e vërtetë të terrorizmit dhe na forcon në luftën kundër kësaj plage."

Autoritetet turke janë mobilizuar për të ndjekur gjurmët e autorëve dhe për të marrë masa shtesë sigurie. Terrorizmi ka qenë një nga sfidat kryesore për Turqinë, e cila ka përballuar sulme të ngjashme nga grupe të ndryshme gjatë viteve të fundit.

Autoritetet turke kanë ripërsëritur përkushtimin e tyre për të luftuar terrorizmin me vendosmëri dhe për të mbrojtur qytetarët e vendit nga kërcënimet.

Lini një Përgjigje