TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Tetor 2024, 17:56

“Kemi 4 dëshmorë dhe 14 të plagosur", Erdogan reagon për sulmin terrorist: Dënoj ashpër aktin e tmerrshëm!

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi 4 dëshmorë dhe 14 të plagosur", Erdogan reagon

4 persona mbetën të vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën nga sulmi terrorist që tronditi mesditën e sotme kryeqytetin e Turqisë.

Në një deklaratë për mediat, presidenti i vendit, Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar ashpër sulmin terrorist. Erdogan shpreh ngushëllime për 4 viktimat e sulmit terrorist.

“Kemi 4 dëshmorë dhe 14 të plagosur. Dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist dhe uroj mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë”, tha Erdogan.

Sulmi terrorist me armë zjarri dhe bombë shpërthyese u shënua mesditën e sotme në kompaninë e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS.

Në një deklaratë për shtyp, ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se bëhet fjalë për sulm terrorist.

“Ndodhi një sulm terrorist kundër objekteve të TAI Ankara Kahramankazan. Fatkeqësisht, pas sulmit patëm dëshmorë dhe të plagosur”, u shpreh ai.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi hetimet për sulmin terrorist në kampusin Kahramankazan të TAI-t. Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç tha se dënon ashpër sulmin terrorist në objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore në rrethin Kahramankazan të Ankarasë.

Mediat turke raportojnë se dy terroristët kanë marrë pengje dhe se gjatë sulmit qëllonin me armë çdo qytetar që u dilte para.

Dy nga sulmuesit u vranë, njoftoi ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. Ende nuk dihet sesa persona janë përfshirë në sulm dhe nëse ka persona të tjerë që duhet të arrestohen.

Lini një Përgjigje