TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Maj 2024, 14:37

Atentati ndaj kryeministrit Robert Fico, Parlamenti i Sllovakisë voton pro rezolutës që dënon dhunën e motivuar politikisht

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj kryeministrit Robert Fico, Parlamenti i Sllovakisë voton pro
Parlamenti i Sllovakisë votoi njëzëri sot për të dënuar dhunën e motivuar politikisht.

Deputetët miratuan një rezolutë që u bën thirrje partive politike, organizatave qytetare dhe mediave të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe të përmbahen nga përhapja e urrejtjes kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike, raportoi Associated Press.

Një vendim i tillë vjen pas atentatit që iu bë kryeministrit sllovak Robert Fico.

Kryeministri u plagos disa herë me armë zjarri nga një person i cili ishte anëtar i turmës që po përshëndeste kryeministrin.

Gjendja e tij vijon të jetë e rëndë, por kryeministri sllovak e ka kaluar rrezikun për jetën.

Lini një Përgjigje