TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Maj 2024, 13:40

Tragjike në Brazil/ I morën celularin për ta dënuar, 16-vjeçari vret prindërit birësues dhe motrën

Shkruar nga Pamfleti

Tragjike në Brazil/ I morën celularin për ta dënuar,
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një 16-vjeçar ka vrarë prindërit dhe motrën e tij.

16-vjeçari është arrestuar në, pasi ka rrëfyer se ka vrarë prindërit e tij birësues dhe motrën në Sao Paulo.

Tërbimi vrastar nisi pasi djalit iu hoq celulari dhe kompjuteri. Ka qenë vetë 16-vjeçari që ka lajmëruar policinë, i cili tha se kishte përdorur armën e të atit, i cili ishte roje bashkie.

Sipas raportit të hetuesve, vrasësi pretendonte se kishte një marrëdhënie të keqe me prindërit e tij birësues. Ata i kishin hequr celularin dhe kompjuterin si ndëshkim, duke e penguar atë të bënte një prezantim në shkollë.

Pasi ka kryer krimin, 16-vjeçari ka hyrë në kuzhinë, ka drekuar dhe ka shkuar në palestër sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të tre trupat u gjetën në gjendje dekompozimi në shtëpinë e familjes, që ndodhet në lagjen Vila Jaguara në Sao Paolo.

Lini një Përgjigje