TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Mars 2024, 09:46

Tërmeti me magnitudë 5.0 shkund Italinë

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti me magnitudë 5.0 shkund Italinë

Italia u godit mbrëmjen e djeshme nga një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter.

EMSC njoftoi sot se në orën 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet dhe sipas raporteve fillestare, fatmirësisht nuk ks shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje, duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.

Bazuar në të dhënat e para, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda ndërsa zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra telefonata, por se ende nuk raportohet për dëme.

Lini një Përgjigje