
Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bruksel, ku një person i armatosur ka qëlluar në drejtim të disa shtetasve suedezë të cilët kishin ardhur për të parë ndeshjen mes Belgjikës dhe Suedisë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar nga Tirana në lidhje me sulmin në Bruksel ku u vranë dy persona.
Macron e quajti një atentat terrorist islamik, ndërsa ngriti alarmin se “Evropa është e tronditur”.
“Para disa minutash Brukseli u godit nga një atentat terrorist islamik që i mori jetën dy suedezëve. Evropa jonë është e tronditur dhe ne jemi këtu duke e përmendur bashkë dhe kjo tregon evidencën e asaj që ju jeni, evropian me zemër, me gjuhë me kulturë për të ardhmen”, tha Macron.
Ndërkohë, për këtë akt barbar, ka reaguar edhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo.
“Ngushëllimet e mia më të thella për të afërmit e këtij sulmi burracak në Bruksel. Unë jam duke ndjekur nga afër situatën, së bashku me Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.
Ne po monitorojmë situatën dhe kërkojmë nga qytetarët e Brukselit të jenë vigjilentë”, shkruante De Croo.
My deepest condolences to the relatives of this cowardly attack in Brussels.
— Alexander De Croo ???????????????? (@alexanderdecroo) October 16, 2023
I am closely following the situation, together with the Ministers of Justice and Home Affairs from @CrisiscenterBE
We are monitoring the situation and ask the people of Brussels to be vigilant.
Lini një Përgjigje