Sipas burimeve hetimore, Cole Thomas Allen ka pranuar se synonte të qëllonte zyrtarë të administratës amerikane. Ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të paraqitet në gjykatë.
Autori 31-vjeçar i sulmit me armë gjatë një eventi të Donald Trump me gazetarët ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve.
Sipas burimeve hetimore, Cole Thomas Allen ka pranuar se synonte të qëllonte zyrtarë të administratës amerikane. Ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të paraqitet në gjykatë.
Të dhënat paraprake tregojnë se i dyshuari mbante armë zjarri dhe mjete të tjera të rrezikshme. Pas të shtënave, Shërbimi Sekret ndërhyri dhe evakuoi presidentin, Zonjën e Parë dhe të pranishmit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe mënyrën e organizimit të sulmit.
Si ndodhi sulm i armatosur?
Një sulm i armatosur ndodhi gjatë darkës së gazetarëve në Washington, ndërsa në sallë ndodhej edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Një person i armatosur tentoi të depërtonte në ambientet e darkës së përvitshme të gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë, duke qëlluar me armë dhe plagosur një efektiv, përpara se të neutralizohej dhe arrestohej.
Ngjarja ndodhi në momentin kur ceremonia sapo kishte nisur. Sipas dëshmive, një lëvizje e pazakontë pranë hyrjeve të sallës u shoqërua me të shtëna dhe thirrje alarmi, duke detyruar të pranishmit të hidhen në tokë dhe të kërkojnë mbrojtje nën tavolina.
Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, që ndodheshin në tavolinën kryesore, u larguan menjëherë nga agjentët e Secret Service, të cilët ndërhynë me shpejtësi dhe në mënyrë të koordinuar. Brenda pak çastesh, salla u mbush me forca sigurie të armatosura rëndë, ndërsa të ftuarit u urdhëruan të evakuohen.
Zona përreth u izolua nga policia, ndërsa helikopterë monitoronin situatën nga ajri. Eventi organizohet çdo vit nga “White House Correspondents’ Association” dhe mbledh figura të rëndësishme nga politika, media dhe jeta publike amerikane.
Autori i dyshuar është Cole Allen, 31 vjeç, i cili u ndalua nga autoritetet. Ai kishte hyrë i armatosur me qëllim sulmin ndaj zyrtarëve. Ai konsiderohet një veprues i vetëm, ndërsa motivet e plota janë ende nën hetim.
Sakaq, nga të shtënat u plagos një person nga forcat e rendit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Reagimi i Trump
"Kjo nuk do të më pengojë të fitoj luftën me Iranin", deklaroi Trump disa orë pas incidentit.
"Nuk e di nëse kishte ndonjë lidhje me këtë, sinqerisht nuk e besoj, bazuar në atë që dimë", shtoi ai.
Pak minuta më herët kishte thënë "kurrë nuk e di njeriu", kur u pyet nëse të shtënat lidhen me luftën në Iran, të cilën e nisi më 28 shkurt së bashku me Izraelin.
Trump foli edhe për rritjen e dhunës politike në nivel global. "Asnjë vend nuk është i paprekshëm", deklaroi ai.
Ai e përshkroi postin e presidentit si një profesion të rrezikshëm, duke theksuar se politikat e tij e bëjnë objektiv.
"Është pjesë e lojës", tha ai, duke shtuar: "Do të vazhdojmë të bëjmë një punë shumë të mirë. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëj".
Ai shtoi se fillimisht mendoi se zhurma vinte nga rënia e një tabakaje dhe bëri shaka se herën tjetër darka do të jetë "më e sigurt".
Pak para konferencës, Trump publikoi në Truth Social pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë një burrë duke kaluar me forcë nëpër kontrollin e sigurisë në hyrje të sallës.
"Ishte, në një farë mënyre, shumë e bukur të shihje një burrë që hyn me shumë armë në një pikë kontrolli dhe të neutralizohej nga disa anëtarë shumë të guximshëm të Secret Service që vepruan shumë shpejt", deklaroi ai.
Ai kritikoi gjithashtu hotelin Hilton në Uashington, duke thënë se "nuk është një ndërtesë shumë e si gurt", por shtoi se mekanizmi i sigurisë funksionoi mirë dhe ndaloi autorin përpara se të hynte në sallë.
Kush është Cole Tomas Allen?
I dyshuari i armatosur që u vu në pranga gjatë darkës së White House Correspondents’ Dinner është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Kalifornia, sipas tre burimeve që kanë dijeni për çështjen dhe që folën për CNN.
Shefi i përkohshëm i policisë në Washington DC, Jeffery Carroll, deklaroi para gazetarëve se i dyshuari kishte disa armë me vete ndërsa “u vërsul” drejt një pike kontrolli të Shërbimit Sekret.
“Ai ishte i armatosur me një armë gjahu, një pistoletë dhe disa thika”, tha Carroll. “Ndërsa kaloi me vrap nëpër atë pikë kontrolli, forcat e rendit nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara e neutralizuan".
Carroll shtoi se i dyshuari dhe oficerët “shkëmbyen zjarr”.
Sipas prokurores federale Jeanine Pirro, personi i arrestuar do të përballet me dy akuza: përdorim i armës së zjarrit gjatë një krimi të dhunshëm dhe sulm ndaj një oficeri federal me armë të rrezikshme.
Me e bukura, kete tipin e quarten frikacak. Nderkohe ai qau rrethimin dhe donte ti paloste hapur . Ne ketej nga Shqiperia keto tipa i quajme o trima se trimi te vret perballe, o budalla se te was rrethimin si donte ai,keshtu I bie.