TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2026, 07:25

Të shtënat me armë në Shtëpinë e Bardhë, reagon Trump: Autori u neutralizua nga disa agjentë të guximshëm

Shkruar nga Pamfleti
Të shtënat me armë në Shtëpinë e Bardhë,
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas një atetentati me armë në Shtëpinë e Bardhë ku “një person sulmoi një pikë kontrolli sigurie i armatosur me disa armë”.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë pasi u largua me urgjencë nga skena në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se “një person sulmoi një pikë kontrolli sigurie i armatosur me disa armë”.

Presidenti nuk u lëndua dhe një i dyshuar është në paraburgim.

Sipas Trump, personi u “neutralizua nga disa anëtarë shumë të guximshëm të Shërbimit Sekret”.

Ai postoi në Truth Social edhe foton e autorit të dyshuar.

Kujtojmë se një tjetër incident i rëndë sigurie ndërpreu mbrëmjen e së shtunës darkën tradicionale të me gazetarët, ku presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u evakuuan me urgjencë pas të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në sallën e hotelit Washington Hilton, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.

 

të shtënat me armë në shtëpinë e bardhë reagon trump

Lini një Përgjigje