Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se dy ushtarë amerikanë u vranë të premten në Jordani gjatë mbrojtjes kundër sulmeve iraniane me raketa balistike dhe dronë.
Sipas deklaratës së CENTCOM, një tjetër ushtarak amerikan rezulton i zhdukur, ndërsa operacionet për gjetjen e tij janë në vijim.
"Në 17 korrik, dy ushtarakë amerikanë në Jordani ranë në krye të detyrës, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së dhe forcat partnere u mbrojtën kundër sulmeve iraniane me raketa balistike dhe dronë. Përveç kësaj, një ushtarak rezulton aktualisht i zhdukur", thuhet në deklaratë.
CENTCOM bëri të ditur gjithashtu se katër ushtarakë amerikanë u evakuuan për trajtim në spitale në Jordani. Ata janë liruar më pas nga spitali, ndërsa personeli tjetër që mori lëndime të lehta është rikthyer në detyrë.
Autoritetet amerikane nuk kanë bërë publike identitetet e dy ushtarëve të vrarë, duke sqaruar se kjo do të ndodhë vetëm pasi familjet e tyre të jenë njoftuar zyrtarisht.
Lini një Përgjigje