TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2023, 15:09

Sulmi i Hamasit, ekspertët tregojnë ku dështoi Izraeli: Patën besim të tepruar!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi i Hamasit, ekspertët tregojnë ku dështoi Izraeli:

Një shi raketash nga Gaza, qindra militantë të Hamasit që hynë në Izrael duke masakruar ushtarë dhe civilë dhe duke marrë mbi 100 të tjerë si pengje.

Është makthi më i keq për një vend që mbahet se ka sy dhe veshë kudo, por që sipas ekspertëve të sigurisë kombëtare shënoi një dështim katastrofik.

Kemi një vetëbesim të tepruar tek aspekti ushtarak i mekanizmit aktual të mbrojtjes, tek sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, apo tek barrierat ushtarake që u përfunduan vitin e kaluar e që besohej se do parandalonin çdo sulm. Pastaj kemi mungesë të informacioneve dhe së fundmi dështim të vetë linjës mbrojtëse. Pra, janë 3 qarqe të mbrojtjes që nuk kanë bërë atë që duhet të bënin”, deklaroi Peter Lerner, ekspert për sigurinë kombëtare të Izraelit.

Shërbimet izraelite të inteligjencës konsiderohen gjithashtu ndër më të mirat në botë, por nuk e parandaluan dot atë që ndodhi.

Vetëm dy javë më parë, zyrtarë të hershëm dhe oficerë të inteligjencës thoshin se Hamasit nuk i intereson një konflikt i gjerë për shkak të humbjeve të kaluara, se lëvizja po mjekon plagët e vjetra sepse do të ruajë sundimin e saj në Rripin e Gazës dhe nuk dëshiron ta rrezikojë atë. Por duket qartë se llogaritë janë bërë gabim, shumë gabim, nga komuniteti i inteligjencës”, deklaroi Lerner.

Eksperti parashikon se ushtria do të lëvizë me këmbësorinë e saj në situatat që kanë të bëjnë me pengjet dhe me një hetim për të sqaruar përgjegjësitë për dështimin e sigurisë për atë që u quajt “11 shtatori” izraelit.

sulmi i hamasit

Lini një Përgjigje