TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Shtator 2023, 17:19

“I frikësohemi përshkallëzimit nga Kurti”, Vuçiç bën viktimën në Uashington: SHBA dhe BE të bëjnë diçka për të ndalur provokimet

Shkruar nga Pamfleti

“I frikësohemi përshkallëzimit nga Kurti”,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste në televizionin amerikan Newsmax, ka luajtur rolin e viktimës sa i takon tensioneve në veri të Kosovës, teksa ka deklaruar se i frikësohet shumë masave të marra së fundmi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.  

Ai shtoi se Beogradi pret një “sinjal të qartë” nga administrata e SHBA-së dhe BE-së për të bindur Kurtin që të shtensionoj situatën.

Kam shumë frikë nga masat e përshkallëzuara të marra së fundmi nga Kurti dhe kam frikë se do ta bëjë sërish nesër, pasnesër, çdo ditë, po e bën vetëm për të provokuar serbët dhe nuk e di se çfarë. E pashë që reagoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, se reagoi BE-ja, por nuk u bë aq sa duhet për ta bindur Kurtin që të ndalojë provokimet e tilla”, u shpreh Vuçiç, duke komentuar tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kreu i shtetit serb pretendon se Kurti po i bën të gjitha këto vetëm për të provokuar serbët dhe theksoi se nuk e dinte, çfarë të presësh.

E kam parë se sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka reaguar, se ka reaguar BE-ja, por nuk është bërë aq fort sa për ta bindur Kurtin që të ndalojë provokimet e tilla”, tha Vuçiç.

vuçiç kurti

Lini një Përgjigje