TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2025, 09:00

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA, Trump trondit tregtinë globale; mbi 500 miliardë USD të humbur ditën e parë

Shkruar nga Pamfleti
Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA, Trump trondit tregtinë globale; mbi
Donald Trump

 

5200 miliardë janë humbur në ditën e parë nga tarifat e SHBA në bursat e Wall Street, bilanc ky edhe më i keq se Covid në 2021. Ndërkohë Europa është edhe më e goditura me mbi 800 miliardë humbje.

Tarifa shtesë prej 10% do të aplikohen nga sot për një pjesë të madhe të mallrave të importuara në SHBA nga pothuajse e gjithë bota, pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump , një goditje për tregtinë globale.

Agjentët doganorë të Shteteve të Bashkuara nisën sot (5 Prill) mbledhjen e tarifës doganore prej 10% të vendosur nga ish-Presidenti Donald Trump për të gjitha importet nga një sërë vendesh, ndërsa nga java e ardhshme pritet të hyjnë në fuqi edhe tarifa doganore më të larta për mallrat nga 57 partnerë të mëdhenj tregtarë, shkruan Reuters.

Tarifa fillestare “bazë” prej 10% hyri në fuqi në portet detare, aeroportet dhe magazinat doganore të SHBA-së në orën 00:01 të mëngjesit me orën lokale (04:01 GMT), duke shënuar një kthesë të madhe nga sistemi i pas Luftës së Dytë Botërore për tarifat doganore të dakorduara mes vendeve.

Njoftimi i Trump për tarifat, i bërë të mërkurën, tronditi tregjet botërore, duke fshirë 5 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve të kompanive të S&P 500 deri në fundjavë – rënia më e madhe dyditore ndonjëherë. Çmimet e naftës dhe mallrave të tjera ranë ndjeshëm, ndërsa investitorët u drejtuan nga bonot shtetërore si mjet sigurie.

Vendet më të prekura nga tarifat e SHBA


Ndër vendet që janë prekur të parat nga tarifa doganore 10% janë Australia, Britania, Kolumbia, Argjentina, Egjipti dhe Arabia Saudite. Sipas një buletini të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA, nuk ka një lehtësim as për mallrat që ndodheshin ende në det në momentin e hyrjes në fuqi të tarifës.

Megjithatë, për ngarkesat që janë nisur me avion ose anije para orës 00:01 të mëngjesit të së shtunës, është dhënë një periudhë 51-ditore lehtësimi. Këto mallra duhet të mbërrijnë në SHBA deri më 27 maj për të shmangur tarifën doganore 10%.

Kina dhe Organizata Botërore e Tregtisë (OBT)

Kina iu përgjigj kufizimeve të SHBA-së me dy lëvizje: ajo njoftoi se kishte paraqitur një ankesë sipas mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në OBT dhe shpalli tarifa 34% për importet nga Shtetet e Bashkuara. Pekini shpjegoi gjithashtu se kishte vendosur 16 kompani amerikane "që vënë në rrezik sigurinë dhe interesat e tij kombëtare" në listën e kontrollit të eksportit. Për këtë reagimi i Trump ishte i ashpër. “Kina, fabrika e botës, do të duhet të gjejë tregje të reja për mallrat e saj.", tha ai.

Bursa e Wall Street Journal ndërkohë ka sinjalizuar sinjalin e kuq me vlera marramendëse humbje që shkojnë deri në 500 miliardë USD.

Godtija e SHBA për BE

Po në orën 00:01 të mëngjesit të së mërkurës, hyjnë në fuqi tarifat e reja “reciproke”, që variojnë nga 11% deri në 50%. Importet nga Bashkimi Europian do të taksohen me 20%, ndërsa ato nga Kina me 34%, duke e çuar totalin e tarifave të reja për Kinën në 54%.Administrata e tij publikoi gjithashtu një listë me mbi 1,000 kategori produktesh të përjashtuara nga tarifat doganore, me një vlerë totale prej 645 miliardë dollarësh në importe për vitin 2024. Këto përfshijnë naftën bruto, produktet e rafinuara, barnat farmaceutike, uraniumin, titanin, drurët, çipat kompjuterikë dhe bakrin. Me përjashtim të sektorit të energjisë, administrata Trump po heton edhe disa nga këto kategori për vendosjen e mundshme të tarifave shtesë për sigurinë kombëtare.

Europa më keq se rajonet e tjera pasi ka humbur 819 miliardë në bursë shkruan Corriere della Sera , që i shtohet bilancit 4 miliardë të dy ditëve më parë,  një rënie të bujshme kjo prej 6.53% përqindjeje më pak se ajo e shkaktuar nga sulmi në Kullat Binjake më 11 shtator 2001. 

Indekset e Wall Street u shembën me 5% , pasi kishin regjistruar seancën më të keqe që nga viti 2020.

Ndërkohë edhe çmimi i naftës ka pësuar rënie, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2021./ Pamfleti

donald trump tarifat nga shba

Lini një Përgjigje